Irani lëshon në hapësirë satelitin kërkimor, provokon fuqitë perëndimore
IRAN- Irani njoftoi se kishte kryer një nisje të re në hapësirë, në një lëvizje që ka të ngjarë të shqetësojë fuqitë perëndimore. Mediat e huaja raportojnë se sateliti i dërguar në hapësirë provokon fuqitë perëndimore, mes bisedimeve të ashpra për ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015.
“Lëshuesi i satelitit Simorgh transportoi tre ngarkesa kërkimore në hapësirë. Qëllimet kërkimore të parashikuara për këtë nisje janë arritur,-tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Ahmad Hosseini.
Qeveritë perëndimore shqetësohen se sistemet e lëshimit satelitor përfshijnë teknologji të këmbyeshme me ato të përdorura në raketat balistike të afta për të dhënë një kokë bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij hapësinor është vetëm për qëllime civile dhe mbrojtëse dhe nuk shkel marrëveshjen bërthamore ose ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare.
Marrëveshja e vitit 2015 ka qenë e varur në fije që kur SHBA e lanë atë në 2018 dhe rivendosi sanksionet, duke e shtyrë Iranin të rrisë aktivitetet bërthamore të kufizuara prej kohësh nga marrëveshja.
Rruga Press