Opinion/Aktualitet

ERE nis seancën publike për tarifat e energjisë, OSSH: Në 2021 humbja 4.2 mlrd lekë

TIRANË – Enti Rregullator i Energjisë po zhvillon këtë të mërkurë seancën publike për aplikimet e bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit për rishikimin e tarifave të tyre.

Në një prezantim të bërë nga OSSH pjesë e OSHEE Group theksi u vu tek nevojat në rritje për investime në një rrjet që mesatarisht është 40 vjeçar dhe ka një shkallë amotrizmi prej 70 për qind. Përfaqësuesit e kompanisë publike thanë se ndryshuimet klimatike kanë rritur dukshëm kostot për emergjencat të cilat vetëm për vitin 2021 ishin rreth 11 të tilla dhe mestarisht kostoja për çdo emergjencë është 40 milionë lekë. OSSH ka theksuar se ka probleme financiare të lidhura me procesin e ndarfjes nga kompania mëmë ku ka treshëguar kapital negative prej 22.6 miliardë lekë.

Ndërkohë situate e vështirë energjetike e këtij viti por edhe e vitit të kaluar kanë rezultuar me humbje për OSSH që në vitin 2020 humbja ishte 2.8 miliardë lekë  nga ku 2.7 miliardë lekë janë penelitete dhe detyrime të mbartura nga KESH kur shoqëria u administrua nga CEZ.

“Po kështu edhe tarifat e ulëta të shpërndarjes që nuk kanë ndryshuar që në vitin 2015 janë një faktor me ndikim.  Për vitin 2020 kemi realizim vetëm 5.9 miliarcdë lekë apo 65 për qind e vlerës së investimeve.

Kemi rritje të çmimit në bursë kemi tarifa ekzisuese të ulëta që janë problematike lidhur me qëllimet që kërkohen për tju përgjigjur kërkesave. Të gjitha këto kanë bërë që ne të kemi për 2021 një humbje financiare prej 2.2 miliardë lekësh në të cilat është bërë dhe analiza nga departamemni ekonomik. Kemi një pritshmëri që do të thellohet pra 4.2 miliardë lekë” thanë përfaqësues të OSSH.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Aplikimet e kompanive

Sa i takon OSSH tarifa e shpërndarjes për bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt që aktualisht është 1.5 lekë është kërkuar të rritet me të paktën 74 për qind duke e çuar atë në 2.61 lekë për çdo kilovat/orë energji të transmetuar.

Sa i takon biznesit të lidhur në 20 kilovolt tarifa aktuale e shpërndarjes e aplikuar nga OSSH është 3.9 lekë për KËh ndërkohë që në aplikimin  ri kërkohet që të bëhet 3.99 lekë me një rritje prej 2.3 për qind në raport me tarifën ekzistuese. Numri i bizneseve që aktualisht përdorin shërbimin e shpërndarjes në këtë nivel tensioni në mënyrë të pavarur është ende i ulët por numri i tyre pritet të rritet me të paktën 7 mijë për shkak të vazhdimit të procesit të liberalizmit një hap që është deklaruar tashmë dhe nga qeveria. Nga janari 2022 këto biznese do të përballen njëkohësisht me çmimet e energjisë në tregun e lirë që janë në nivele rekord si dhe me tarifën e shpërndarjes që do ta paguajnë më vete pranë OSSH.

Po kështu tarifa e shpërndarjes për ata që janë të lidhur në tension 0.4 është kërkuar që të shkojë në 6.63 lekë duke pësuar rritje  nëse miratohet nga ana e ERE.

Tarifa mesatare e shpërndarjes që aktualisht është 4.79 lekë për çdo kilovat të transmetuar llogaritet të shkojë në 6.42 lekë me një rritje 34 për qind në raport me ekzistuesen.

Ashtu sikurse është lakuar muajve të fundit për familjarët duket se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë të paktën nëse i referohemi kërkesës zyrtare të bërë nga OSHEE ku e vetmja me një aplikim është nën kompania e saj OSSH.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Aplikim për rritje çmimi edhe nga OST

Operatori i Sistemit të Transmetimit që aktualisht ka një tarifë prej 0.75 lekë për çdo kilovat të transmetuar ashtu sikurse ka ndodhur këto vitet e fundit ka kërkuar rishikim të tarifës. Ky i fundit ka përllogaritur se, të ardhurat e munguara për vitet 2021-2022, “janë në masën 3,457 milionë lekë ose 0.24 Ieke/kËh, e cila duhet të merret në konsideratë nga ERE për tu përfshire në rishikimin tarifave. Tarifa mesatare 3 vjecare e transmetimit përllogaritet të jetë 1.47 leke/kwh”.

OST ka propozuar që të bëhet rishikim i metodologjisë sa i takon mënyrës sesi bëhet përllogaritja e tarifave.

“Ne vlerësimet e metodologjisë së propozuar, të ardhurat e kërkuara do të mund të ndaheshin sipas përdoruesve të rrjetit. Kështu, të ardhurat e kërkuara prej 34.4 miliardë lekë për vitet 2022-2024, do të mund të ndaheshin në 30.1 miliardë lekë për furnizuesit dhe 4.3 miliardë lekë për prodhuesit dhe/ose tregtarët të cilët përdorin rrjetin e transmetimit për transaksione të energjisë elektrike jashtë kufijve te vendit.

Sipas metodologjisë së propozuar, tarifa e transmetimit do të kishte 3 komponentë, të cilët i takojnë shërbimeve të transmetimit (Transmetim; Operim dhe Treg). Për përdoruesit e rrjetit të transmetimit në funksion të tregut të brendshëm të energjisë, do të mund të aplikoheshin 3 komponentet e tarifës. Per përdoruesit e rrjetit të transmetimit në funksion të tregut të jashtëm td energjisë, do të mund te aplikohej vetëm tarifa e përdorimit të rrjetit të transmetimit. Sipas përllogaritjeve, tarifa mesatare e Furnizuesve do të mund të ishte 1.29 lekë/kWh (0.87 lekë/kWh – Transmetimi; 0.42 lekë/kWh – Operimi; 0.005 lekë/kWh – Tregu), ndërsa për Prodhuesit dhe tregtaret që japin energji jashtë vendit tarifa do të mund të ishte 0.87 lekë/kWh”, thuhet në aplikim. (MONITOR)

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *