Art & Kulturë

Nis restaurimi i kryeveprës së Rembrandit

“Roja e natës” e vitit 1642 do t’i nënshtrohet restaurimit prej dy deri në tre muaj dhe është faza e dytë e asaj që Rijksmuseum, e ka quajtur “Operacioni ‘Roja e natës’” 

Rijksmuseum, institucioni i njohur muzeor në Amsterdam, ka nisur restaurimin e kryeveprës së Rembrandtit, “Roja e natës” të vitit 1642. Piktura do të nxirret nga korniza prej druri dhe pëlhura do të shtrëngohet për një pllakë alumini me qëllim që piktura të jetë e rrafshët, shkruhet në një njoftim të muzeut.

Pritet që restaurimi të zgjasë prej dy deri në tre muaj dhe është faza e dytë e asaj që muzeu e ka quajtur “Operacioni ‘Roja e natës”.

Hulumtimi më i detajuar i kësaj kryevepre nisi në vitin 2019. Do të realizohet në sallën kryesore të muzeut, që njihet si “Galeria e nderit” dhe atë para syve të publikut. Megjithatë, ky institucion muzeor është i mbyllur aktualisht për shkak të pandemisë.

Se sa do të zgjasë intervenimi në tërësi dhe çfarë do të punohet në detaje, ende nuk është bërë e ditur.

“Tash do të përdorim të dhënat që i kemi mbledhur në dy vjetët e fundit në hulumtim të ‘Rojës së natës’ me qëllim që pikturën ta sjellim në aso gjendjeje që publiku të mund ta shijojë këtë kryevepër”, ka thënë Taco Dibbits, drejtor i muzeut.

“Roja e natës” paraqet rojën e Amsterdamit dhe ka dimensionet 380 me 453 centimetra. Është vepra më e njohur e piktorit holandez, Rembrandt van Rijn, që jetoi e krijoi në shekullin e 17-të.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *