Lajme

Zbulohet numri i madh i vaksinave Pfizer, do të mbërrijnë në Shqipëri më 31 dhjetor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se 375 mijë doza vaksine Pfizer, pritet të mbërrijnë në Shqipëri më 31 dhjetor.

Manastirliu vijoi më tej se për vitin 2022 do të lidhet një tjetër marrëveshje me kompanitë Pfizer për 1.5 milion doza të tjera të vaksinës anti covid.

Lexo më shumë  Osmani takon Kallas: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë

Ajo ka theksuar më tej se deri më tani në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2.6 milion vaksina. Lidhur me pyetjen e llojeve të vaksinave që do të vijnë në Shqipëri, Manastirliu ka thënë se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.

“Kanë ardhur më shumë se 2.6 milion. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit falë mbështetjes së BE.

Lexo më shumë  Samiti në Bruksel/ Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të këshillit shumë shpejt

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *