Bota

Qyteti nëntokësor i Turqisë, Derinkuyu u krijua në periudhën bizantine, 85 m nën sipërfaqen e tokës

Në rajonin e Kapadoxhia, gjendet një nga qytetet antikë më të veçantë, pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe një destinacion popullor turistik. Bëhet fjalë për qytetin Derinkuyu, i cili mendohet se mund të jetë krijuar gjatë periudhës bizantine dhe ndodhet në një thellësi prej 85 metrash nën sipërfaqen e tokës.

Në një thellësi prej 85 metrash nën sipërfaqen e tokës, Derinkuyu është një nga qytetet më të mëdha nëntokësore në Turqi. Është një mjedis urban, i cili ndodhet mes shkëmbinjve dhe shpellave. Rajoni i Kapadokias, ku ndodhet Derinkuyu, është plot me qytete të tilla, pjesë e historisë dhe kulturës së popujve vendas.  

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Për shkak të gjeologjisë së veçantë, banorët ndërtonin shtëpi, magazina, stalla dhe përgjithësisht gjithçka nën tokë.  Synimi ishte nga njëra anë mbrojtja e tyre nga moti, për shembull nga një dimër i ftohtë ose një verë shumë e nxehtë, nga ana tjetër, për tu mbrojtur nga pushtuesit e padëshiruar.

Deri në 20,000 njerëz mund të gjenin strehë në shpella dhe tunele nëntokësore çdo herë që forcat mongole bastisnin në kërkim të plaçkës, sendeve me vlerë dhe ushqimit. 

Në vitin 1963, një shtetas turk në rajonin Cappadocia ishte duke restauruar shtëpinë e tij, kur zbuloi një portë që të çonte në një dhomë sekrete e më tej në një tunel që hapej drejt qytetit antik. Ai mendohet se mund të jetë krijuar gjatë periudhës bizantine në vitet 780-1180 para Krishtit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Sot, këto banesa nëntokësore, ku njerëzit dikur jetonin për muaj të tërë, janë shndërruar në hotele, shtëpi luksoze, banja, sauna, muze dhe vende kulturore.  Rajoni më i gjerë i Kapadokisë është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është një destinacion popullor turistik.

Vizitorët e huaj shpesh zgjedhin të fluturojnë me një balonë për të përshkruar peizazhin e mrekullueshëm, i cili mban të pandryshuar historinë dhe traditën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *