Shumë ftohtë për të patrulluar, Kina zëvendëson ushtarët me robotë
Mediat indiane raportojnë se Kina po vendos robotë të armatosur rëndë në kufirin mes dy vendeve për shkak të kushteve të rënda atmosferike që e bëjnë patrullimin e ushtarëve shumë të vështirë.
Dhjetëra njësi që drejtohen nga larg dhe të afta për të transportuar armë dhe furnizime po dërgohen në Tibet dhe po vendosen në zonat e nxehta, ku ka pasur dhe më herët përplasje me ushtrinë indiane.
Robotët përfshijnë Sharp Claw dhe Mule-200, të cilëve iu është montuar një mitraloz i lehtë dhe mund të përdoren me valë.
Rruga Press