Bota

Bastisjet policore çojnë në mbylljen e një gazete në Hong Kong

Policia ka bastisur zyrat e të përditshmes Stand News, njëherësh gazetës më të madhe pro-demokracisë në Hong Kong, si dhe ka ndalur disa anëtarë dhe ish-anëtarë të stafit, çka ka shtyrë gazetën të ndalë të gjitha operacionet.

Policia në Hong Kong ka thënë më 29 dhjetor se ka bastisur zyrat e Stand News, ia ka bllokuar asetet dhe ka arrestuar stafin e lartë të saj nën dyshimet për botime me përmbajtje kryengritëse.

“Si përgjigje ndaj kësaj situate, Stand News ka ndalur punën menjëherë, duke përfshirë faqen online dhe llogaritë në rrjetet sociale, të cilat do të fshihen brenda ditës”, është thënë në njoftimin e gazetës.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Stand News, organizatë joqeveritare, është themeluar më 2014 mbi parimin e pavarësisë dhe përkushtimit për të mbrojtur “demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe drejtësinë”.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se janë duke shënjestruar shkelje të lidhura me sigurinë kombëtare dhe jo gazetarë, mirëpo bastisja, që ka përfshirë rreth 200 zyrtarë policorë, ka rritur edhe më shumë shqetësimet për lirinë e mediave në ish-koloninë britanike, e cila i është kthyer rregullit kinez më 1997.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ndonëse Kina është zotuar se do të mbrojë të drejtat e njeriut në Hong Hong, tash e një kohë ka miratuar ligje të ashpra që ndëshkojnë terrorizmin, ndërhyrjen me forca të huaja dhe përmbysjen, me burgim të përjetshëm.

Disa media që kanë qenë kritike ndaj qeverisë, janë detyruar të mbyllen sipas ligjit të ri, ndërkohë që edhe shumë njerëz janë arrestuar për shkak të ngritjes së zërit për ndonjë pakënaqësi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *