Lajme

Banorët e Shkodrës në protestë për ujin e pijshëm: Do futemi në grevë

SHKODËR– Banorët e njësisë administrative Postribë në Shkodër, kanë dalë në një protestë duke thënë se nëse nuk do merreshin parasysh kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta. Ata kërkojnë që Ujësjellësi në Shkodër të gjejë një zgjidhje për problemin e tyre dhe kanë paralajmëruar se nëse nuk do të merreshin masa, atëherë do të përshkallëzoheshin protestat e tyre deri në greva.

Ata shtojnë se uji është aq i ndotur saqë jo vetëm që nuk mund të konsumohet por as nuk mund të përdoret për t’u larë apo për qëllime të tjera sanitare.

Lexo më shumë  Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Evropë për mirëqenie

E blejmë me lekë, ky nuk bën as me u la, I prish edhe lavatriçet e të gjitha nëse e përdor diku. Na shkakton edhe sëmundje. Kërkesa jonë është të kemi ujë të pastër. Drejtoria nuk ka shpenzime të mëdha në këtë zonë se 4 apo 5 punëtorë paguhen këtu. Plus që këtu ka burime uji plot, të paktën të vendoset ndonjë filtër apo diçka.‘- thotë një banor.

Ndërsa një tjetër qytetar i zonës shton: Para dy vitesh kam qenë në Tiranë dhe e kemi konsumuar këtë gjë, që prej 3 vitesh që ka dalë gurorja është shkatërruar i gjithë projekti. Inxhinieri ka thënë më parë se gurorja sipër ujësjellësit do shkaktonte problem. Kemi bërë disa takime në ministri dhe vetëm na thonë do e zgjidhim. Nuk e di tani se çfarë lloj korrupsioni. Nëse nuk merren parasysh ne do vazhdojmë greva derisa të gjejmë zgjidhjen tonë. Edhe në SPAK do i çojmë këto shkelje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *