Sport

Lajme të këqija nga Brazili, Pelé rinis kimioterapinë. Ja gjendja e tij

Një lajm i keq në lidhje me Pele vjen nga Brazili. Sipas ESPN, në fakt, kanceri që goditi legjendën e futbollit tani është përhapur dhe O Rei i është dashur t’i nënshtrohet cikleve të reja të kimioterapisë. Sipas tyre Pele ishte shtruar për 48 orë në një spital në Sao Paulo, përpara se të kthehej në shtëpi të enjten. Stafi i tij ruan konfidencialitetin maksimal, duke specifikuar vetëm se ai aktualisht është “në një gjendje klinikisht të qëndrueshme”.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave braziliane analizat e fundit të cilave i është nënshtruar braziliani kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi, zorrë dhe mushkëri. Pelé ka muaj që i është nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, i identifikuar dhe hequr në shtator 2021.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *