690 gjoba për mosvënie të maskës, nga 5 mln lekë 2 dibranëve se organizuan manifestim të paligjshëm
Policia ka gjobitur me nga 3 mijë lekë 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, u ndëshkuan me nga 5.000.000 lekë, 2 shtetas që organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm.
Masë administrative prej 1.000.000 lekësh është vendosur edhe për administratorin e një subjekti që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
“Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. about:blank
Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anti-COVID”, sqaron policia.