Ndahet nga jeta njeriu që “zbuloi” Maradonën
Bota e futbollit humb një tjetër nga të mëdhenjtë e tij: Gianni Di Marzio, ish-trajneri dhe drejtuesi sportiv -për më tepër, njeriu që zbuloi Diego Armando Maradonën, të cilin ia raportoi menjëherë presidentit të atëhershëm të Napolit, Corrado Ferlaino, kur Pibe ishte ende shumë i ri- ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.
Di Marzio pati një karrierë të mirë si trajner, gjë që e bëri atë, në vitet ’70, të drejtonte Catanzaron në Serie A dhe, më pas, të drejtonte Napolin në 1977 deri në finalen e Kupës së Italisë të humbur më pas kundër Interit.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë në rrjetet sociale i biri i tij, gazetari Gianluca Di Marzio.