Lajme

Raporti:Vendet s’kanë mësuar nga pandemia, Shqipëria pëson rënie në indeksin global

Nëse ose kur të shpërthejë pandemi e re, ne nuk do të jemi më shumë të përgatitur se sa ishim në vitin 2019, pavarësisht përvojës që duhet të kishim fituar me pandeminë aktuale të Covid-19.

Bota nuk është ende gati për t’u përballur me pandeminë e ardhshme. Alarmi vjen nga rezultatet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, një raport që cakton një rezultat për 195 shtetet e botës, bazuar në aftësinë e tyre për të reaguar ndaj epidemive dhe pandemive.

Sipas Times news, që nga viti 2019, kur u publikua Indeksi i parë GHS, nuk ka ndryshuar asgjë. Në fakt, nga një normë prej 40.2 nga 100, mesatarja globale ka rënë në 38.9. Nëse ose kur të shpërthejë një pandemi e re, ne nuk do të jemi më shumë të përgatitur se sa ishim në vitin 2019, pavarësisht përvojës që duhet të kishim fituar me pandeminë aktuale të Covid-19. Shqipëria në këtë raport renditet në vendin e 59 nga 195 shtete dhe ka një normë prej 45.0 pikësh dhe duket se ka pësuar një rënia me 1.2 pikë që nga viti 2019.

Klasifikimi

Në renditjen e hartuar nga raporti, ku analizohen faktorë të ndryshëm, si sistemi shëndetësor, logjistika, infrastruktura dhe besimi i qytetarëve tek qeveria, Italia renditej në vendin e 41-të në nivel global me 51.9 pikë nga 100, dhe nga mesi midis vendeve evropiane. Renditjen botërore e kryesojnë Shtetet e Bashkuara me 75.9 pikë, e ndjekur nga Australia (71.1) dhe Finlanda (70.9 pikë). Në fund të listës janë Somalia, Jemeni dhe Koreja e Veriut, që të tria me 16 pikë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e parë?”-pyet Ezekiel J.Emanuel, bioeticist në Universitetin e Pensilvanisë, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e kësaj renditje.

Por Xhenifer Nuco, një nga autoret e raportit, saktëson se të kesh mjete, nuk do të thotë se do t’i përdorësh ato me efektivitet kur të vijë momenti. Ajo theksoi se raporti pasqyron thjesht burimet në dispozicion të secilit vend, pa parashikuar nëse këto do të shfrytëzohen apo jo gjatë një emergjence shëndetësore.

Jo vetëm sistemet shëndetësore

Përveç nevojës për të vendosur në plan të parë sigurinë shëndetësore duke mësuar nga gabimet, autorët e studimit rikujtojnë rëndësinë që kanë edhe elementë të tjerë, si aftësia për të menaxhuar ndikimin ekonomik dhe social të një krize shëndetësore.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Gatishmëria nuk ka të bëjë vetëm me përgatitjen ndaj një pandemie nga pikëpamja shëndetësore, por edhe të dish të menaxhosh ekonominë gjatë një krize të zgjatur në kohë”-thekson Nahid Badelia nga Qendra e sapo–ngritur për Sëmundjet Infektive në Zhvillim në Boston (CEID).

Fusha në të cilën vendet janë më pak të përgatitura është parandalimi i shfaqjes së patogjenëve të rinj, siç është koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë e vazhdueshme. Mesatarja globale në këtë kategori ishte vetëm 28.4 nga 100, ndërsa raporti zbuloi se 113 vende tregojnë ‘pak ose aspak vëmendje’ ndaj sëmundjeve të transmetuara nga kafshët te njerëzit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 155 nga 195 vendet nuk kishin ndarë fonde për përgatitjen për një pandemi ose epidemi gjatë tre viteve të fundit.

Ndërkohë, 70 për qind e vendeve nuk kanë arritur të investojnë në spitale, klinika dhe qendra shëndetësore komunitare gjatë të njëjtës periudhë kohore, ndërsa 90 vende nuk kanë përmbushur kontributet e OBSH-së, sipas indeksit. Raporti zbuloi se shumë vende kanë ende boshllëqe të mëdha në sigurinë shëndetësore, gjë që i ka bërë ata më pak të përgatitur për t’u marrë me krizën aktuale Covid dhe urgjencat e ardhshme shëndetësore.

Rruga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *