BallinaLajme

38 kg marijuhanë në makinë, pranga 44-vjeçarit

Policia e Krujës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të policisë së Durrësit, kanë arrestuar një 44-vjeçar, i cili posedonte rreth 38 kg lëndë narkotike marijuhanë.

Operacioni i koduar “Nënkalimi”, u finalizua në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë-Krujës”, ku u ndalua mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuhanë.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

YouTube player