BallinaBota

102-vjeçarja që i mbijetoi gripit spanjoll, mposht koronavirusin për herë të dytë

Një rast i jashtëzakonshëm. Kështu mund të cilësohet ai i Angelina Friedman, e cila është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë.

102-vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918 dhe po ashtu mposhti kancerin.

Infektimi i parë i Friedman ndodhi në mars teksa ajo ishte në spital për një procedurë të vogël mjekësore. Në atë kohë, e moshuara kaloi një javë në spital para se të kthehej për tu izoluar në dhomën e saj dhe për të dalë negative më 20 Prill.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Por në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se e jëma kishte dalë përsëri pozitive.

“Ajo kishte simptoma, ethe, kollë të thatë dhe u izolua”, tha Merola, teksa shtoi se disa ditë më vonë,  më 17 nëntor mori lajmin e pabesueshëm se e ëma kishte kishte testuar negative.

Një test i dytë konfirmoi rezultatet negative, dhe Friedman u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj. Edhe pse ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit dhe shikimi i saj është i dobët, e moshuara ende feston jetën dhe mundësitë e pafundme që ajo I ka dhënë.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike
YouTube player