Reshjet e dendura të shiut, probleme në Lezhë, rrugët e qytetit mbulohen nga uji
Ujërat kanë vërshuar në rrugët e qytetit duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, kryesisht në bulevardin ‘Gjergj Fishta’.
I gjithë Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë krijuar problematika të shumta në qytet.
Ujërat kanë vërshuar në rrugët e qytetit duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, kryesisht në bulevardin ‘Gjergj Fishta’.
Sipas banorëve, një situatë e tillë krijohet gjithmonë në ditë me reshje shiu. Kanalizimet nëntokësore nuk përballojnë prurje të shumta, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe.