Lajme

Shkëmbinjtë po u bien në shtëpi, banorët e Shëngjinit frikë për jetën, apel shtetit

Shtëpitë janë të ndërtuara shumë pranë malit, e qytetarët e Shëngjinit jetojnë me frikën se masivë shkëmbor do tu bien mbi banesa. Duke bërë fajtorë dorën njerëzore që ka prerë pemët e kanë ndërtuar në mal, banorët bëjnë apel që shteti të ndërhyjë për të shmangur ndonjë tragjedi.

Një masiv shkëmbor ka rënë nga mali dhe ka përfunduar brenda shtëpisë së njërit prej banorëve të Shëngjinit. Banorët shprehen se ndihen të frikësuar se fenomeni mund të përsëritet, ndërsa fajin e shohin nga dora njerëzore.

“Shiko çfarë është bërë katastrofë me këto pisha, për atë punë është mali me pemë për tu mbrojtur nga këto gjëra. Është djegur vendi, pylli është djegur dhe shi ka rënë, tani gurët bien sezbën. Është bërë shumë problem, ka ardhur policia dhe kanë marrë situatën. Ndikon djegia e malit, lagështira e ka gërryer shkëmbin dhe e ka detyruar të bien poshtë. Ka pasur raste që kanë rënë gurët, por për fat të mirë ndërtesat janë bërë në vendin që duhen bërë në kohën e Enver Hoxhës, tani i kanë bërë në mal”, thonë banorët.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Ndërkohë, ata kanë lëshuar edhe një apel për shtetin shqiptar, që i kërkojnë që të marrë masa njëorë e më parë, pasi po përballen çdo ditë me rreziqe të mëdha për jetën.

“Të merren masa që të parandalohen këto rreziqe me pasoja katastrofike për popullsinë këtu. Është zonë e banuar deri pranë malit, shteti duhet të marrë masa se vetëm ai ka fuqi t’i parandalojë. Tre ditë më parë një gur i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra mbi një banesë në Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi familjarët nuk ishin në shtëpi”, shprehen ata.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *