BallinaLajme

Zgjedhjet 2021/KQZ kërkon 3.3 miliardë Lekë për teknologjinë

Që shqiptarët të identifikohen në mënyrë biometrike në zgjedhjet e 25 prillit buxheti i shtetit duhet të shpenzojë 2.1 miliardë Lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar zyrtarisht qeverisë për të siguruar këtë fond, pasi nuk është parashikuar në buxhetin e 2021, për shkak se përllogaritjet nga ekspertët e kontraktuar nga KQZ nuk ishin bërë ende kur ai u miratua.

Por përveç buxhetit për identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit në vend kërkesë e opozitës e dakortësuar në marrëveshjen e 5 Qershorit, ky institucion kërkon një tjetër fond prej 1.2 miliardë lekë për votimin dhe numërimin elektronik.

Lexo më shumë  Organizata të shoqërisë civile kundër votimit të PS për Ballukun

Për shkak të kohës së pamjaftueshme është rënë dakord në 5 Qershor që teknologjia për numërimin dhe votimin elektronik të pilotohet në zgjedhjet e ardhshme vetëm në disa qendra votimi.

Edhe kjo shumë nuk është parashikuar në buxhetin që kaloi në muajin Nëntor. Ndërkohë fondi i miratuar për zgjedhjet e 25 Prillit pa përfshirë identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik është 1 miliardë Lekë të tjera.

Lexo më shumë  Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës

Këto zgjedhje parlamentare, përveç risive që sollën ndryshimet kushtetuese dhe 2 ndërhyrjet në ligjin elektoral, do të jenë edhe me të kushtueshmet.

Nëse qeveria miraton të dy kërkesat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fatura financiare e tyre do të arrijë në total në 4. 3 miliardë Lekë të reja.

YouTube player