Party dhe grumbullime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri? Çfarë thotë Komiteti i Ekspertëve
Komiteti i ekspertëve iu përgjigj gjatë komunikimit të sotëm edhe interesimit të gazetarëve këshilluan të evitohen të gjitha grumbullimet për festat e fundvitit, duke qënë se jemi në prag të tyre.
“Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë”,- u shpreh drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini.