BallinaLajme

Shqipëri/ Sot skadon afati i masave shtrënguese/ A do izolohemi më ashpër?

Sot është dita e fundit e masave kufizuese të pjesshme që u ndërmorën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, tre javë më parë, dhe që përkonin me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 të mbrëmjes.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

 “Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njoftonte MSH.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja, sa kohë që numri i infektimeve ditore vijon që të mbetet në një nivel shqetësues, ndërsa numri i pacientëve në spitale, arrin rekord ditë pas dite.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
YouTube player