Berisha: Arifi është deputet i certifikuar me ligj
Besnik Berisha nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, ka thënë se pretendimet e Vetëvendosjes e të tjerëve për votën e etem Arifit janë të paqëndrueshme.
“Ajo që nënkuptoj dhe e kam vështirësi të kuptoj, është nëse këta sot po sfidojnë aktgjykimin e Supremes që iu referua znj.Daka si praktikë të zbatuar nga KQZ-ja apo po sfidojnë zgjedhjen e Qeverisë Hoti. Këta iu kthyen ditës së certifikimit dhe nuk mund të kontestohet certifikimi i tij. Është e parëndësishme për mua se kur një vendim merr formën e prerë. Nëse Kuvendi është njoftuar në prill, janar apo nga mediat, është e parëndësishme. Nuk ka pasur dënim plotësues për Arifin”, tha Berisha.
Tutje, Berisha vazhdon të theksojë se Etem Arifi, është deputet i certifikuar sipas ligjit në fuqi.
“Kemi një deputet të certifikuar sipas ligjit, nuk është vota e parë e tij kur është votuar qeveria Hoti. Dhe nuk është vota e parë e tij kur Kuvendi është njoftuar për vendimin kundër tij. Nuk është objekt gjykimi nëse Etem Arifi kishte apo s’kishte të drejtë. Kërkesa e thotë se Arifi e ka humbur mandatin e legjislaturës së shtatë, nga një aktvendim i marrë në legjislaturën e gjashtë. Nuk është Kuvendi ai që zëvendëson deputetin. Ju jeni interpretuesit e vetëm”. iu drejtua Kushtetueses Berisha, duke shtuar se “është e parëndësishme kur ka shkuar apo a do të shkojë në burg Arifi. Kushtetua i sanksionon të gjitha”./RrugaPress/