BallinaBota

Zgjatet karantina në Greqi, merret vendimi: Vaksinimi nis në fund të dhjetorit dhe mbaron në qershor

Në një intervistë për mediat greke ai është shprehur se karantina mund të ketë një zgjatje të vogël edhe pse të dhënat nga Ministria e Shtëndetësisë tregojnë një rënie të rasteve të infektuara me Covid-19.

GREQI-Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka njoftuar se karantina në vend do të zgjatet përtej afatit të menduar. Në një intervistë për mediat greke ai është shprehur se karantina mund të ketë një zgjatje të vogël edhe pse të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë një rënie të rasteve të infektuara me Covid-19. Ai gjithashtu tha se numri i shtrimeve në spital është më i ulët se i daljeve nga spitali.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Petsas më tej, deklaroi se fushata e vaksinimit në Greqi do të nis në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit dhe do të mbarojë në qershor. Ai tha se fillimisht qeveria e Mitsotakis do të nis një program informimi për të bindur qytetarët që të marrin vaksinën.

Më poshtë ai i qëndroi vendimit të Kryeministrit për hapje të dalngadaltë dhe tha se qeveria do të do të marrë masa për një hapje të avashtë dhe të sigurtë. Në fund ai nuk dha një përgjigje se kur do të hapen dyqanet apo shkollat por shtoi se njoftimet e përkatëse do të bëhen në fund të javën nga vetë Kryeministri.

YouTube player