BallinaBota

Miratohet vaksina anti-Covid e Pfizer/Biontech në Angli, shpërndarja masive nis javën tjetër

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat thonë se Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore(MHRA) ka aprovuar vaksinën për përdorim masiv.

ANGLI-Vaksina anti-Covid e prodhuar nga Kompania e Pfizer dhe BioNTech është miratuar për përdorim masiv në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat thonë se Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore(MHRA) ka aprovuar vaksinën për përdorim masiv. Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë deklaruar se vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë javën e ardhshme.

Në lidhje me aprovimin e MHRA-së ka folur edhe një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë, i cili është shprehur se pas miratimit të vaksinës, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimn do të japë këshillat e tij të fundit për grupet që do të marrin vaksinën të parët.

“Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të aprovuar vaksinën Pfizer / BioNTech Covid-19 për përdorim. Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) së shpejti do të publikojë këshillat e tij të fundit për grupet prioritare për të marrë vaksinën, duke përfshirë banorët e shtëpive të kujdesit, personelin shëndetësor dhe të kujdesit, të moshuarit dhe klinikisht jashtëzakonisht të prekshëm. Vaksina do të vihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme,” është shprehur ai.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025
YouTube player