BallinaBota

Krishtlindjet mes pandemisë, KE: Mesha të zhvillohet “online”

Meshën e Krishtlindjeve në kohë pandemie është më mirë ta ndjekësh në televizion ose “online”. Në një draft-propozim i cili pritet të bëhet publik të mërkurën, Komisioni Europian rekomandon të shmangen ceremonitë fetare e grumbullime të mëdha, duke i zëvendësuar me inciativa “online”, në televizion ose në radio.

Në dokumentin që po qarkullon orët e fundit, por që mund të ndryshojë deri në aprovimin final, Brukseli këmbëngul për të vijuar në rrugën e distancimit social dhe maskave mbrojtëse, duke këshilluar lënien në fuqi të shtetrrethimit edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Sugjerohen festa të kujdesshme e të qeta për të shmangur një valë të re infektimesh e për të përmbysur në pak ditë progresin e shënuar pas izolimit disajavor në shumë shtete.

Ashtu siç ka thënë shpesh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, duhen shmangur gabimet e sezonit të verës, pasi një lehtësim i shpejtë i masave mund t’i jape hov të ri virusit.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Në këtë linjë është edhe rekomandimi për të shtyrë me një javë rikthimin në shkolla pas festave. Komisioni Europian rekomandon të mos mbyllen kufijtë e të mos vendosen periudha karantine ose të reduktohen në maksimalisht 7 ditë.

Megjithatë, këshillon të fuqizohet fushata e testimit, duke përdorur sa më shumë testet e shpejta.

YouTube player