BallinaBota

Dollari amerikan arrin nivelin më të ulët në vend në gjashtë vitet e fundit

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun. Sipas të kursit zyrtar të këmbimit, nga Banka e Shqipërisë, ditën e martë dollari u këmbye me 103.51 Lekë. Ky është niveli më i ulët që dollari amerikan regjistron që në verën e vitit 2014.

Në harkun e një viti, dollari amerikan ka humbur rreth 7% të vlerës kundrejt lekut. Zhvlerësimi i lekut ndaj euros nisi në fund të muajit shkurt, kur, pasi kishte prekur nivelin më të lartë vjetor, me 113.24 lekë, monedha amerikane nisi të bjerë.

Rënia e kursit të dollarit amerikan është përcaktuar nga ecuria e monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare dhe kryesisht nga kursi i saj këmbimit me euron. Kursi i dollarit dhe valutave të tjera ndaj lekut përcaktohet nga ecuria e tyre ndaj euros, sepse volumet e këmbimit të tyre në tregun shqiptar janë modeste, ndërsa monedha e huaj referuese në ekonominë shqiptare është ajo europiane. Të martën, dollari amerikan u këmbye me 0.83 euro, niveli më i ulët që prej janarit të vitit 2018.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Zhvlerësimi i dollarit në tregjet ndërkombëtare muajt e fundit është nxitur edhe më shumë nga pasiguria që shkaktoi procesi i zgjedhjeve presidenciale dhe mosnjohja e rezultatit nga presidenti në dalje, Donald Trump. Gjithashtu, analistët presin që me marrjen e pushtetit nga Joe Biden, të ketë një tërheqje nga lufta tregtare me Kinën, çka mund të favorizojë një thellim të deficitit tregtar amerikan, duke nxitur një zhvlerësim të mëtejshëm të valutës së gjelbër. Duke iu referuar parashikimeve të fundit të analistëve, pritshmëritë në përgjithëesi janë për një zjhvlerësim të mëtejshëm të dollarit amerikan vitin e ardhshëm. Normat e ulëta të interesit, rritja e dobët ekonomike dhe deficiti buxhetor në rritje, për shkak të shpenzimeve të lidhura me krizën e pandemisë janë faktorët që i bëjnë analistët pesimistë rreth ecurisë së dollarit në të ardhmen e afërt.

Që nga hedhja në qarkullim e euros, pesha e dollarit amerikan në ekonominë shqiptare ra ndjeshëm. Në pjesën dërrmuese, këmbimet tregtare dhe lidhjet ekonomike të Shqipërisë janë me Eurozonën dhe kjo e ka bërë monedhën europiane dominuese në ekonominë shqiptare. Këmbimit me vendet e Eurozonës përbëjnë rreth 63% të volumit total të volumit të tregtisë së jashtme të vendit. Përdorimi i dollarit në ekonominë shqiptare lidhet kryesisht me marërdhëniet tregtare me vendet jashtë Europës, ku partnerët më të rëndësishëm janë Kina, SHBA dhe Turqia.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Euro mbetet e dobët në tregun vendas
Ndryshe nga rritja në tregjet ndërkombëtare, euro mbetet e dobët në tregun vendas, duke u këmbyer të martën me 123.8 lekë, me rritje të lehtë ditore prej 0.03 lekë, duke tërhequr rënien e dollarit, në mënyrë që të ruhen kurset e kryqëzuara me bursat ndërkombëtare. Ekspertët pohojnë se oferta e lartë në euro, ndërkohë që kërkesa për të është e dobët për shkak të ekonomisë së dobët kanë ndikuar në këtë tendencë./Monitor/

YouTube player