Uncategorized

Rakacolli u kërkon qytetarëve të bëjnë policin: “Ku e ke maskën ti?” Kërkojini llogari atyre që shkelin rregullat

Qarkullimi i variantit të ri të Covid, “Omicron”, por edhe mosrespektimi i masave kanë sjellë shifrat rekord të ditëve të fundit në vendin tonë.
Në konferencën e sotme për mediat, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për respektimin e masave. Sipas saj kontrollet nga ministria nuk sjellin rezultatin e duhur, ndërsa u kërkoi qytetarëve që t’u kërkojnë llogari personave pranë tyre që nuk mbajnë maskën dhe shkelin rregullat.
“Nga fund gushti janë kryer 16 mijë inspektime dhe janë marrë masa administrative. Moszbatimi i masave nuk ka të bëjë vetëm me kontrollin, por me ndërgjegjësimin e qytetarëve. Edhe ne kur shkojmë në lokale edhe kur i shikoni në video duhet edhe një reagim publik pse nuk zbatohen masat.
Kur hipin në autobus thonë që nuk zbatohen masat, duhet që vetë ti thotë, ‘t’i që ke hipur në autobus me mua ku e ke maskën?’.
Kjo duhet të jetë një kulturë e përgjithshme e të gjithë komunitetit. Kontrollet po intensifikohen”, u shpreh ajo.
Por Rakacolli harron se ndërgjegjësimi vjen kur një qeveri punon për qytetarët, jo vetvetiu. Roli i policëve i sugjeruar për qytetarët, të cilët mund edhe të futen në zënka me njëri-tjetrin, duke mos e patur detyrën dhe autoritetin për këtë rol, nuk është zgjidhje.
Nga njëra anë kemi organizime publike me grumbullime njerëzish ,të administuara edhe nga qeveria apo bashkitë, ku duket sikur çdo gjë po shkon në rregull, nga ana tjetër kemi ankesa nga ministri, zyra dhe zyrëtarë në lidhje me pakujdesinë e menaxhimit dhe respektimit të masave.
Dyfishësia e sjelljes së institucioneve patjetër që bëhet faktor shumë kyç në mosrespektim të masave, sepse vetë këto institucione rregullmbajtëse nuk po i zbatojnë masat e vendosura nga vetë ata.
Ndërkohë, ndonëse dy javët e fundit janë shënuar shifra rekord infektimesh, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot që të mos ndryshojë masat.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *