Bota

Revoltohet Afrika e Jugut, del në ankand çelësi i qelisë së Nelson Mandelës

Afrika e Jugut ka kërkuar ndalimin e një ankandi ku pritet të dalë në shitje mes të tjerash çelësi i qelisë në ishullin Robben ku qëndroi ish-presidenti Nelson Mandela.

Ankandi pritet të mbahet në muajin janar nga shtëpia “Guernsey” dhe shitësi i këtij çelësi është Christo Brand, ish-roje në burgun e njohur ku u mbaj i dënuar Mandela.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Por zyrtarë të lartë të Afrikës së Jugut nuk janë dakord me këtë ankand dhe shprehen se askush nuk është konsultuar me qeverinë e këtij vendi

“Ky çelës i përket popullit të Afrikës së Jugut. Ai nuk është një send personal”, deklaroi ministri i Kulturës, Nathi Mthethëa.

Ndërsa shtëpia e ankandeve “Guernsey” sqaroi se të ardhurat nga shitja e tij do të shkojnë për kopshtin dhe muzeun përreth varrit të Mandelës.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Çelësi është një nga sendet e ish-presidentit që do të dalin në shitje. Mes të tjerash ka dhe një pikturë origjinale të quajtur “The Lighthouese” dhe një biçikletë me të cilën ai stërvitej gjatë kohës që qëndroi në burg.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *