“Po ngrohim qiellin”, 164 mijë paund energji elektrike për pishinën në “ajër”
Banorët e një blloku banimi në Londër kanë kërkuar që pishina e parë transparente në botë të mbyllet gjatë dimrit për shkak të kostove të mëdha të energjisë elektrike për ngrohjen e ujit.
Pishina, e cila u hap në muajin maj, mund të përdoret vetëm nga banorët apo të ftuarit e tyre. Ata janë shprehur se ngrohja e ujit të pishinës gjatë gjithë dimrit ka një kosto prej 164 mijë paundësh. “Po paguajmë për të ngrohur qiellin”, u shpreh një banor.
Pas hapjes, ajo u vlerësua si pishina më e re dhe më luksoze në Londër. E gjatë 25 metra, pishina transparente lidh dy prej qiellgërvishtësve më të rinj në Londër, të vendosur në lagjen “Nine Elms”. Atë mund ta përdorin vetëm banorët e dy kullave rezidenciale.
E vendosur pranë ambasadës amerikane në Londër, pishina është pa dyshim diamanti i një kompleksi që përveç apartamenteve përmban edhe bare, restorante dhe dyqane. Pishina është ndërtuar në Kolorado dhe ka udhëtuar për më shumë se 8000 kilometra për të mbërritur në “shtëpinë” e re.
Ajo është 3 metra e thellë dhe mban rreth 375 mijë litra ujë, ndërsa vetë peshon rreth 50 tonë./a2/
Rruga Press