Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Greqisë, 16 viktima mes tyre edhe një foshnjë
Ka shkuar në 16 numri i personave që humbën jetën si pasojë e përmbytjes së një anije me emigrantë në brigjet e Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Paros ku një anije me 80 emigrantë është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 16 persona mes tyre edhe një foshnjë. Siç theksojnë për “Protothema.gr” burime në Ministrinë e Transportit dhe Politikës së Ishullit, kushtet e motit kanë qenë të mira dhe nuk justifikojnë përfundimin tragjik të asnjë prej këtyre incidenteve.
Të njëjtat burime besojnë se do të ketë edhe flukse të tjera të emigrantëve të paligjshëm pasi sipas mediave greke Erdogan po dërgon mesazhe paralajmëruese për Greqinë dhe Europën. Ndërkohë rojet bregdetare kanë bërë të munduar shpëtimin e 64 personave të tjerë. Sipas informacioneve mësohet se anija është nisur nga brigjet e Turqisë në drejtim të Italisë.
Rruga Press