Me maska në fytyrë e me kostume tradicionale, si festohen Krishtlindjet sot në botë
Përmes disa fotove nga vende të ndryshme shihet dhe se si është të festosh Krishtlindje në pandemi në të gjithë botën.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Krishtlindjeve, një nga ditët më të shenja në kalendarin e besimit të krishterë. Për të dytin vit radhazi, besimtarët duhet që të respektojnë masat anti-Covid, për shkak të përhapjes në masë të infeksionit sidomos të variantit të ri Omicron.
Përmes disa fotove nga vende të ndryshme shihet dhe se si është të festosh Krishtlindje në pandemi në të gjithë botën.
Për shkak të masave kufizuese në Vatikan, Papa Françesku kryesoi meshën më herët se zakonisht.
Në Tajvan shumë turistë dhe vendas kanë preferuar ta festojnë në dekorin e bërë në një nga urat simbolike të festës.
Në Kenia, në kuadër të festës së Krishtlindjeve, murgeshat mbajtën lutjet në një shërbim solemn në kishë në Nairobi.
Në Pakistan familjet me fëmijë të vegjël kanë ndjekur një meshë në Kishën e Shën Andreë në Karaçi.
Adhuruesit e besimit të krishterë ndezën qirinj në Stamboll, Turqi.
Në qytetin palestinez të Betlehemit, vendlindja biblike e Jezusit, u mbajt një meshë e mesnatës në Kishën e Lindjes.
Në kuadër të festimeve të Krishtlindjeve, një skulpturë gjigante me rërë e Santa Claus është realizuar në plazhin e Gjirit të Bengalit në shtetin lindor Odisha të Indisë.
Në Brazil, zhytësit e veshur si Elf, Santa Claus dhe Zonja Claus përshëndetën publikun brenda një rezervuari të madh uji në AquaRio në Rio de Janeiro.
Ndërkohë, një rinoceront shijoi ëmbëlsirat e Krishtlindjeve në Parkun Orana Ëildlife në periferi të Christchurch, Zelanda e Re.
Në prag të festave, një pub në Londër të Britanisë së Madhe dukej si një lodër gjigante e Krishtlindjeve.