BallinaLajme

Çështjet e ‘nxehta’ në Kuvend, ligji i medias votohet në dhjetor

Në një kohë kur po afrohet fundi i vitit, Parlamenti ende nuk ka mbyllur disa çështje që konsiderohen të nxehta. Një ndër to është edhe ligji i shumëdiskutuar i medias që u “rrëzua” nga komisioni i Venecias. Konferenca e Kryetarëve e ka përfshirë për votim në kalendarin e punimeve të kuvendit gjatë muajit dhjetor, por nuk ka caktuar se në cilën prej 2 seancave do të kalojë për votim.

Po ashtu, në dy seancat e mbetura parlamentare, pritet që të votohen edhe 2 dekrete të tjera kthyera nga Presidenti Ilir Meta. Dekreti për policinë e shtetit dhe ai për meterologjinë.

-Dekreti i Presidentit “Për metrologjinë”

-Dekret i Presidentit “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”

Në seancën e datës 3 dhjetor është parashikuar miratimi edhe i ligjeve që detajojnë rregullat e sjelljes gjatë zgjedhjeve, ndaj dhe pritet votimi i:

-“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”

Lexo më shumë  Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për borxhin e lartë publik

-“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”

-“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

-“Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”

Edhe pse muajt e fundit, mazhoranca është zotuar për të kufizuar me ligj kompetencat e kreut të shtetit, drafti i socialistëve i prezantuar më herët nga deputeti Adnor Shameti ende nuk është depozituar në kuvend, duke e shtyrë në këtë mënyrë shqyrtimin e kësaj çështje për vitin e ardhshëm.

Sesioni parlamentar i këtij viti do të mbylle punimet në 17 dhjetor. Për shkak të situatës me COVID-19, konferenca e kryetarëve vendosi që gjatë muajit të fundit të vitit të zhvillohen vetëm 2 seanca plenare ku ligjvënësit do të miratojnë 14 projektligje dhe 2 projektvendime.

Pas pushimeve të fundvitit, ligjvënësit pritet të rikthehen në karrigen e parlamentit javën e tretë të muajit janar, për të vijuar veprimtarinë e tyre deri në 5 mars, kohë kur parlamenti do të shpërndahet dhe deputetët do të vijojnë fushatën elektorale me shpresën për të fituar një tjetër mandat.

Lexo më shumë  Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

YouTube player