Angela Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë!
Gjermania ka shuar shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave. Ajo tha se shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut që këtë vit. Ndërsa shtoi se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre. “Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.
“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.