BallinaLajme

PD kërkon dorëheqjen e ministres Xhaçka: Përdori 22 herë për 2 muaj helikopterin ushtarak për fushatë

Partia Demokratike ka vijuar sërish sot akuzat ndaj ministres së mbrojtjes Olta Xhçka se ka përdorur helikopterin e ushtrisë për fushatë elektorale në Dibër. Përfaqësuesi demokrat Xhemal Gjunkshi denoncoi ministren se për 2 muaj ka përdorur 22 herë  helikopterin ushtarak për fushatën e PS-së në Dibër.

“Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste. 

Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë”.

Xhunkshi kërkoi dorëheqjen e ministres Xhaçka, pasi sipas tij ky është një nga aktet më të papërgjegjshme të qeverisë, për të cilin kryeministri Rama dhe ministrja heshtin.  

“Në vend që të ndëshkojë abuzimin me pushtetin duke shkarkuar Ministren e Mbrojtjes, Edi Rama hesht dhe bëhet palë me të, sepse ata ndajnë të njëjtin moral.

Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen.

Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera.

100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot!”

Ai tha se Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike.

YouTube player