BallinaBotaLajme

Çfarë fshihet pas zënkës midis Serbisë dhe Malit të Zi?

Për qeverinë e re malazeze, një zënkë e madhe publike me Beogradin pas një vendimi të marrë më shumë se 100 vite më parë, nuk mund të vinte në një kohë më të papërshtatshme.

Më 30 gusht, koalicioni i kryeministrit Zdravko Krivokapic rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) e cila qeverisë vendin për afro 30 vite.

Në javën që kjo parti do të merrte pushtetin, zënka ka përfunduar me dëbimin e ambasadorit serb nga territori malazez.

Të shtunën, ambasadorit Vladimir Bozovic iu dha një ultimatum për t’u larguan nga Mali i Zi brenda 72 orëve, pas një deklarate se vendimi i 1918 për t’u bashkuar me Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve pas Luftës së Parë Botërore ishte “shprehje dëshirës së popullit për t’u bashkuar me shtetin vëllazëror të Serbisë”.about:blank

Por, ai vendim nuk është parë kështu nga shumë të tjerë në Malin e Zi. Pas bashkimit me Mbretërinë e Jugosllavisë në 1918, Mali i Zi qëndroi për 88 vite nën sundimin e Beogradit, deri në 2006 kur shpalli pavarësinë nga Serbia.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Që nga ajo kohë, qeveria e DPS-së dhe Presidenti Milo Djukanovic kanë këmbëngulur për ta larguar vendin nga fqinji i tyre në veri dhe për ta sjellë më pranë Perëndimit, duke iu bashkuar NATO në 2017 dhe duke u përpjekur për anëtarësim në BE.

Duke argumentuar dëbimin e ambasadorit serb, Ministria e Jashtme e vendit e kanë akuzuar këtë të fundit se vazhdimisht “ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit”.

Si kundërpërgjigje, Serbia gjithashtu dëboi ambasadorin malazez në Beograd, por të dielën ka tërhequr vendimit duke thënë se “diplomati mund të qëndrojë”.

Në përllogaritjet e veta, Beogradi mund të ketë menduar se qeveria e re në Podgoricë mund të jetë më pak armiqësore se e mëparshmja.

Marrëdhënia e Malit të Zi me Serbinë është një çështje që ka krijuar ndasi të thella, me 55 për qind të qytetarëve që votuan në favor të shpalljes së pavarësisë, ndërkohë që një shumicë e madhe kërkonte të qëndronte si pjesë e Serbisë, me të cilën ndajnë një pjesë të madhe të popullsisë me etni sllave, fenë dhe gjuhën.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Euronews është përpjekur të kontaktojë me përfaqësues nga të dy qeveritë respektive, por nuk ka marrë ende një përgjigje.

Mali i Zi ka qenë pjesë e Jugosllavisë deri në 1989, kohë kur luftoi në krah të Serbisë kundër Kroacisë dhe Sllovenisë për të parandaluar shpërbërjen e vendit. Në 1992, Serbia dhe Mali i Zi krijuar “Jugosllavinë e Tretë” pas propozimit të Slobodan Milosevic.

Por partneriteti i tyre nuk zgjati për shumë kohë dhe ishte vetë Djukanovic, i cili në 1997 ia doli të fitojë betejën e brendshme në parti duke larguar Malin e Zi nga Beogradi, teksa kjo e fundit u bë subjekt kritikash nga ndërkombëtarët për shtypjen e dhunshme kundër shqiptarëve të Kosovës.

YouTube player