Art & Kulturë

Gjurmët e Nënë Terezë në Kishën e Letnicës


Është kisha e fshatit Letnicë në juglindje të Kosovës, ku Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, atëkohë 17-vjeçare, iu përkushtua jetës fetare.

Që nga ajo moshë, ajo nisi rrugëtimin jetësor të sajin, për t’i ndihmuar të sëmurët dhe të varfrit kudo në botë.

Sipas famullisë, Nënë Tereza gjatë jetës së saj Letnicën e kishte vizituar 3 herë.

Dom Marjan Demaj nga famullia e kishës ka treguar veçantitë e kishës së fshatit, të cilën e lidh me Nënë Terezën.

Ai ka theksuar se kjo kishë tërheq vizitorë nga pjesë të ndryshme, si rrjedhojë e lidhjes që ka me Nënën Terezë.

Sipas Famullisë së kësaj kishe, mijëra njerëz të përkatësive të ndryshme udhëtojnë aty çdo vit në mes të gushtit, për të marrë pjesë në rituale tradicionale dhe fetare.

Nëna Terezë ka lindur në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup.

Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e ka nisur në Kosovë pikërisht në fshatin Letnicë./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *