BallinaBotaLajme

Franca pezullon ligjin për sigurinë, pas protestave që kanë përfshirë vendin

Mazhoranca qeverisëse franceze ka vendosur të pezullojë dhe të rishkruajë një pjesë të ligjit të ri të diskutueshëm të sigurisë, që ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Njoftimi erdhi nga grupet parlamentare që përfaqësojnë lëvizjen LREM (La Republique en Marche) të presidentit Emmanuel Macron.

Sipas nenit 24, të ligjit të sigurisë globale, filmimi dhe identifikimi i oficerëve të policisë në internet përbënte shkelje, nëse ka qëllim të dëmtojë.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Qeveria do të propozojë “një rishkrim të plotë të ri” të artikullit të kontestuar, tha udhëheqësi parlamentar i LREM Christophe Castaner në një konferencë shtypi të hënën.

“Ne e dimë që dyshimet vazhdojnë ende dhe duhet t’i heqim këto dyshime, sepse kur një keqkuptim i tillë vijon mbi një temë kaq themelore, ne kemi për detyrë ta vëmë veten në pikëpyetje kolektive”, tha Castaner.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ligji i diskutueshëm është në fokus të mprehtë, sidomos gjatë javës së kaluar pas ngjarjeve në Paris, që nënvizojnë sjelljen e policisë.

Oficerët u kapën në kamera duke rrahur një producent muzikor me ngjyrë, pamjet e së cilës u ngarkuan në internet dhe provokuan një skandal kombëtar, ndërsa janë akuzuar katër oficerë.

Në fillim të javës së kaluar, policia u kritikua gjithashtu për pastrimin e një kampi emigrantësh në Paris, mes skenave kaotike dhe dhunës.

YouTube player