Shëndetësi

Asnjë viktimë dhe 13 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 2 mijë mostrave. Msh-ja ka njoftuar edhe për shërimin e tre pacientëve.

“Nga 1984 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991. Në total numri i rasteve aktive është 331”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 331.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *