Bota

Biden-Putin, Shtëpia e Bardhë mohon zërat për marrëveshje

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu rus Vladimir Putin duhet ende të bien dakord për vendin dhe kohën për një takim eventual mes tyre.

Zëdhënësja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jan Psaki tha se presidenti Joe Biden “nuk ka rënë dakord për kohën dhe vendin e bisedimeve të reja me presidentin rus Vladimir Putin”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ajo gjithashtu hodhi poshtë kritikat e kreut të Kremlinit se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ishin përgjegjës për tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ajo tha se faktet e bëjnë të qartë se i vetmi agresion që po shihet në kufirin e Rusisë me Ukrainën, është rritja e pranisë ushtarake nga ana e Moskës dhe retorika luftarake e udhëheqësit rus.

Zonja Psaki i referohej komenteve të presidentit rus gjatë një konference për shtyp me rastin e fundvitit, i cili tha se shpresonte se negociatat, të cilat do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm dhe në Gjenevë, do të ishin të frytshme.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Megjithatë Shtëpia e Bardhë, tha se për asnjë nga këto detaje nuk është rëndë dakord.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *