Lajme

Pagërrjedhja, Prokuroria merr në pyetje punonjësit e AKSHI-t, ISSH-së dhe Tatimeve

Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Tiranës po vijon me marrjen në pyetje të personave, të cilët kanë pasur akses në sistemin e të dhënave për çështjen e pagërrjedhjes.

Aktualisht po pyeten punonjësit e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kryesisht ekspertët e IT.

Ndërkohë pritet të merren në pyetje edhe punonjës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe nga Drejtoria e Tatime.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu kujton masakrën e Mitrovicës: Plagë që nuk guxon të harrohet

Fillimisht po pyeten punonjësit e nivelit të ulët dhe të mesëm dhe më pas edhe drejtuesit.

Të mërkurën u bë publike lista e parë e pagave, ku shfaqeshin pagat e punonjësve shqiptarë për muajin janar 2021. Por, dje u publikua një listë e dytë pagash, e muajit prill 2021.

Skandali i daljes së të dhënave personale të pagave vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

Lexo më shumë  Merz: Rendi i ri botëror nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit të BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *