Lajme

Skandali i publikimit të pagave, një inxhinier IT-je bëhet pjesë e grupit të hetimit

Prokuroria e Tiranës është duke kryer hetime intensive lidhur me nxjerrjen e të dhënave. Në ndihmë të grupit të hetimit i është bashkuar edhe një inxhinier IT-je për të zbuluar detaje mbi nxjerrjen e të dhënave. Mësohet se grupi i hetimit për identifikimin e personit apo personave që kanë nxjerrë të dhënat e mbi 690 mijë qytetarëve hetuesit po punojnë në dy drejtime.

Burimet thonë se, së pari do verifikohet nëse rrjedhja e databazës ka ardhur nëpërmjet ndërhyrjes fizike, në kompjuterat e punonjësve. Pra nëse databaza me ta dhëna ka rrjedhur si pasoje e ndonjë gabimi të punonjësve, nëse është nxjerr prej tyre, me apo pa dashje. Gjithashtu hapi i dytë që do ndërmarri grupi hetimor do jenë dhe verifikimet që do kryhen për të parë nëse, ka pasur apo jo ndërhyrje në sistem nga jashtë, në kuptim të hakerimit. Pra, nëse është sulmuar sistemi nga persona të tjerë duke gjeneruar të dhënat.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit


Për këtë, grupi hetimit do bëj një ballafaqim mes databazës së hedhur në rrjet dhe atyre të sekuestruara, kjo me qëllim për të kuptuar nëse janë të njëjtat, apo të dhënat e databazes që është shpërndarë në rrjet janë të modifikuara dhe të dhënat janë gjeneruar në forma të tjera. Mësohet se pas sekuestrimit të serverave, hetuesit kanë kërkuar të dhëna edhe për personat që janë loguar, pra kanë përdorur databazën në fjalë për ti verifikuar dhe përveç punonjëseve të Tatimeve ISKSH, dhe ISSH në pyetje do merren të gjithë personat që janë loguar.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Vetë lista me të dhëna, ka informacion mbi krijuesin e saj, por sipas burimeve, kjo nuk është e mjaftueshme për të ngritur akuzë, pasi shtetasja e cila rezulton si user, mund ta ketë pasur këtë rol, si punonjëse. Ndërkohë që sipas informacioneve, mësohet se marrja në pyetje për gjetjen e përgjegjësve të shpërndarjes të të dhënave dhe vënien përpara përgjegjësisë së tyre vijon nga prokurorët që po hetojnë këtë çështje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *