Sport

Betejë në “Loro Boriçi” por Vllaznia dhe Kukësi barazojnë 1-1

Dy skuadrat që po luftojnë për titull, Vllaznia dhe Kukësi u përballën në ndeshjen e tyre të fundit për vitin 2021 në “Loro Boriçi” por edhe pse nuk mungoi spektakli, golat e emocionet, rezultati final ishte 1-1.

Me shkodranët që luanin me mbështetjen e tifozëve të tyre, gjetën shumë shpejtë avantazhin në 8’ me Liridon Latifin pas një pasimi nga Gurishta.

Lexo më shumë  Thellohet kriza me Infantinon! Norvegjia kërkon largimin e tij nga drejtimi i FIFA-s, Meksika dhe Argjentina i dalin në krah

Kukësi përgjigjet me kundërsulme por sërish Vllaznia iu afrua golit me kokë me Djurdjeviç. Mes disa tensioneve mbyllet pjesa e parë dhe në të dytën, Kukësi e nis më ndryshe por ende Vllaznia më e rrezikshme teksa në 66’ shtylla shpëton verilindorët nga goli i dytë.

Në momentin më të mirë të vendasve, Kukësi i afrohet golit me Milunoviç dhe 2 minuta më pas barazojnë me anë të Puntus.

Bie heshtja në “Loro Boriçi” teksa skuadra e Brdariç e nis sërish nga fillimi duke sulmuar dhe në 84’ Latifi i afrohet 3 pikëve me një gjuajtje fantastike por pa ja dalur.

Lexo më shumë  Thellohet kriza me Infantinon! Norvegjia kërkon largimin e tij nga drejtimi i FIFA-s, Meksika dhe Argjentina i dalin në krah

Mbyllet 1-1 një sfidë plot emocione dhe që në fund la dy ekipet pretendente për titull në të njëjtin pozicion./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *