Lajme

Osmani: Kroacia është aleati ynë kyç në rrugën tonë euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se Kroacia  është ndër shtetet që i ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira.

Media vendase shkruajnë se Osmani, shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës ndaj mbështetjes së shtetit kroat në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës.

Lexo më shumë  "Qëndrimi i PS për zv.kryeministren, e pritshme"/ Muka: Pjesë e një shfaqjeje që e kemi parë me dhjetëra herë në këto 12 vite

“Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”, -u shpreh Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *