Lajme

Presidenti i Kroacisë, Milanoviq: Ballkani i Hapur iniciativë pa lidhje nëse s’e trajton Kosovën të barabartë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, thotë se Ballkani i Hapur nuk është asgjë tjetër përveç se një iniciativë pa lidhje nëse nuk e trajton Kosovën të barabartë me palët e tjera.

Kështu është shprehur ai në konferencën për media të mbajtur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe mikëpritësja e takimit të sotëm.

Milanoviq beson që qëllimet e kësaj iniciative “nuk janë humane”.

“Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar në Bashkimin Evropian, unë si president nuk do të komentoj sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira, duhet të merret parasysh që të gjitha shtetet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, në të kundërtën cilat janë motivet? Kroacinë nuk e prek direkt, por lidhja e njerëzve e kufijtë e hapur, është e mirë në parim, por shtetet i mbrojnë ekonomitë e tyre, prandaj në këto iniciativa duhet të kalkulohet çdo gjë. Nëse kjo iniciativë nuk e trajton Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë kushtimisht duhet thënë se është pa lidhje”, ka thënë ai. “Është kamuflazh i Ballkanit të Hapur, me siguri që qëllimet e kësaj iniciative nuk janë humane”, u shpreh më tej Milanoviq, teksa foli për presionin që po i bëhet Kosovës dhe Malit të Zi e Bosnjë-Hercegovinës për t’u përfshirë në këtë nismë.

Lexo më shumë  Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

Ai tha se do të punojë për të përcjellë në vendet tjera mesazhin se statusi i Kosovës duhet të njihet edhe nga vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur atë.

“Do të bëjë çfarë është e mundur që t’ua përcjelli porosinë time vendeve që nuk e njohin statusin e Kosovës, pasi që i njoh burrështetasit e shteteve të tjera për dy dekada. Njerëzit nuk janë të mirë-informuar sepse në Kosovë nuk kemi ndonjë rrezik humanitar, nuk kemi luftë dhe kjo nuk është mënyra se si organizatat serioze duhet t’i trajtojnë shtetet e tjera”, tha ai. “Kosovën nëse e shikojmë brenda është një shtet i parashikueshëm, në Kosovë ka besim si nga institucionet edhe nga qytetarët. Kosova duhet të punojë me këmbëngulësi që të avokojë për pavarësinë e saj”.

Lexo më shumë  Vendoset gurthemeli i çerdhës në Bellanicë, investim prej 690 mijë euro

Milanoviq më tej tha se në Kosovë ndihet i sigurt dhe se bashkëpunimin që ka vendi që e drejton me Kosovën, do të donte ta kishte edhe me Serbinë, por kjo e fundit nuk e ka të njëjtën aspiratë.

“Në Kosovë ndihem si mik i sigurt dhe ndihem shkëlqyeshëm. Do të bashkëpunojmë tutje si miq të mirë. Unë do të doja që një bashkëpunim i tillë të ndodhë edhe me Serbinë, por Serbia nuk e bën të njëjtën”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *