Lajme

Iu zbulua superpaga 18 mln lekë në spital privat si përgjegjës marketingu, Baton Haxhiu i shqetësuar

Baton Haxhiut iu zbulua superpaga prej rreth 18 milionë lekë në muaj në një spital privat në Tiranë, si përgjegjës marketingu. 

Këtë lajm, analisti dhe këshilltari i Edi Ramës nuk e ka pritur mirë. 

Gjatë emisionit “Shock” me Bruna Çifligun në Euronews, Baton Haxhiu tha që është shqetësuese që diçka krejt private të dalë haptaz, dhe se një person që e gjen veten aty nuk e di as kë të fajësojë.

Lexo më shumë  VV: Një parti e lidhur me aktet terroriste nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje

“Këtu është një i çmendur që nuk e ka ditur fare për pasojat, se çfarë do të thotë botimi i tyre. Mos të flas për shtetin që ka dështuar totalisht. Nëse nuk je i përgatitur për digjitalizim, nëse nuk e ke sekretin e ruajtjes së tyre, mos e bëj se nuk je i gatshëm për këtë punë”, tha mes tjerash Baton Haxhiu. 

Ai u shpreh që “kjo çfarë ka ndodhur është më shumë se sa traumë” duke shtuar se “nuk di se si ta definoj këtë papërgjegjësi shtetërore dhe individuale”.

Këtu dikush kërkon njëfarë revolucioni social për shkak të dallueshmërisë”, tha gazetari dhe tha se një gjë e tillë nuk do të kalojë pa pasoja.

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat

Pagat dhe numrat e identitetit të mijëra qytetarëve janë publikuar ditën e sotme në disa media online.

Pas ankesës së një grupi qytetarësh për publikimin e të dhënave personale, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet.

Prokuroria do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve verifikim për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *