Lajme

Kompani të huaja që “thajnë” arin e zi dhe pagujanë kinezët 65 milionë lekë/muaj, naftëtarët e Ballshit kërkojnë 40 mijë lekëshin

Publikimi i të dhënave personale të 630 mijë shqiptarëve ka hapur një debat të gjerë në opinionin publik në orët e fundit. Skandale që pasojnë njëri-tjetrin. Së pari për rrjedhjen e të dhënave të ID dhe pagat e punonjësve të sektorit publik dhe privat, dhe rroga stratosferike që kalojnë çdo logjikë normale.

Shqiptarët u shokuan nga disniveli i lartë i rrogave.

Akoma më i madh ishte skandali kur kompani të huaja që deklarojnë falimentin, kanë në borderot e tyre paga mbi 60-65 milionë lekë në muaj për inxhinierët dhe administratorët që sjellin. Newsbomb.al më parë publikoi dhe disa paga të kompanive të naftës “BANKERS” dhe “SHELL”.

Lexo më shumë  Haxhiu: Serbia të dorëzojë kryeterroristin Radoiçiq

Dy gjigantët e naftës që kanë “tharë” nëntokën shqiptare paguajnë për njerëzit e tyre rroga të majme dhe në fund të vitit shpallin falimentin. Në një kohë kur naftëtarët e Ballshit kërkojn ëprej dy vitesh rrogat që bashkë me sigurimet mezi shkojnë 40 mijë lekë të vjetra.

Një jetë në Kombinatin e Naftës dhe përsëri dalin rrugëve të qytetit për të kërkuar pagat që u takojnë. Privatët e morën Rafinerinë me koncesion për 5 vjet. Nxorën për 5 muaj mijëra ton naftë që duhet ta nxirrnin për 5 vjet dhe u larguan.

Skema ishte e njohur. Kompania shpall falimentin dhe lë pas një malë me boxhe, shkruan newsbomb.al.

Lexo më shumë  Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar

Ndoshta dhe punonjësit shqiptarë të dy kompanive të naftës të sipërpërmendura shumë shpejt do të ngushëllohen me kolegët e Ballshit. Ashtu si ata do dalin rrugëve dhe do kërkojnë bukën e fëmijëve, djersën e një jete sepse “BANKERS” dhe “SHELL” do të kthehen andej nga kanë ardhur.

Një tjetër detaj interesant që bie në sy është dhe fakti se në këto rroga të majme, kompanitë nuk kanë pothuajse asnjë profesionistë shqiptarë. Ose ata mund të numërohen me gjysmat e gishtave të njërës dorë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *