Lajme

Skandali me DOSJEN e PAGAVE/Zbulohet emri i krijuesit të ‘file’ që u nda në Whatsapp

TIRANË – Në një kohë kur Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet përkatëse në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, në skenë ka dalë një emër i një personi, që mendohet se ka qenë autori i përhapjes së këtyre të dhënave, ose që i janë vjedhur këto të dhëna.

Gazeta TemA ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që sipas saj, jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user i krijuar me emrin e Moza Seraj. Po sipas gazetës ‘Tema’, lista është marrë me ‘Exel’ nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu në duart e mijëra personave. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të kenë rënë pre e një sulmi kibernetik. 

Lexo më shumë  Zbardhet akuza ndaj Plarent Ndrecës! Deputeti i PS-së i dha tenderin mikut të Sandër Lleshajt

Dokumenti në formën e një linku që po përhapet me shpejtësi në platformat sociale, i përket muajit janar të këtij viti. Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacionit, i cili ka të bëjë me pagat mujore të mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin privat dhe në administratën publike.

Pas shpërndarjes së listës prej 630 mijë emrave të qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, ku nuk përjashtohen edhe pagat e inspektorëve të Shërbimit Informativ, të Ushtrisë, Policisë dhe agjentëve të saj. Prokuroria deklaroi se ka nisur verifikimet për dyshimet e përhapjes së sekretit personal në bashkëpunim. Dokumenti me pagat e qytetarëve po shpërndahet masivisht përmes rrjetit Whatsapp dhe platformës Tik Tok dhe mund të hapet nga çdo pajisje elektronike.

Lexo më shumë  Ministria e Ekonomisë kërkon kursim të rrymës: S’ka mungesë, por mbingarkesë në sistem

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *