Lajme

“Janë përralla” Skandali me rrogat marramendëse, qytetarja: S’kam televizor, nuk më del pensioni

YouTube player

Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër database me të dhënat personale ka rrjedhur nga institucionet shtetërore.

Bëhet fjale për pagat mujore të 637 mijë  qytetarëve në administratën publike por edhe private.

Por çfarë mendimi kanë qytetarët për daljen e informacioneve, sa të informuar janë dhe çfarë mendojnë për rrogat marramendëse që marrin shumë persona, sipas listës që ka rrjedhur nga institucionet shtetërore?

Lexo më shumë  VIDEO/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut. Artan Grubit iu vunë prangat në pikën kufitare të Bllacës

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin “Ditë e Re”.

Shumë qytetarë nuk shprehën interes për skandalin, duke nënkuptuar se nuk duan të ngatërrohen në këtë çështje.

“Janë përralla, nuk merren vesh”, tha një qytetar.

Ndërsa një e moshuar tha se nuk është e informuar për këtë ngjarje, pasi nuk ka televizor në shtëpi.

“Nuk di gjë, nuk i kam parë, nuk kam televizor në shtëpi. Nuk më del pensioni 85 mijë lekë që marr.”/ora news/

Lexo më shumë  E premtoi për sivjet, Përparim Rama s’e fut tramin elektrik në buxhet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *