Bota

I kërkuan 20 mijë euro për riparim, finlandezi hedh në erë makinën/video

YouTube player

Tuomas Kataine, një banor në Finlandë dhe pronar i një Tesla Model S, i shpëtoi kostove të riparimit të kërkuara nga kompania amerikane dhe vendosi të hidhte në erë makinën e tij.

Makina,  një model i vitit 2013, kishte shfaqur disa probleme dhe indikacionet në ekran, sipas shpjegimeve të pronarit, që e detyruan atë të vizitojë koncesionarin zyrtar për një kontroll të përgjithshëm. 

Lexo më shumë  Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë

Garancia 8-vjeçare kishte skaduar dhe Tesla e informoi pronarin se bateria e makinës duhet të ndërrohet plotësisht me një kosto totale mbi 20,000 euro. 

Ai u zemërua nga shuma e madhe, por edhe nga fakti që Tesla-s iu desh më shumë se një muaj për t’iu përgjigjur problemit dhe vendosi që jo vetëm të mos e rregullonte, por ta hidhte në erë. 

Ai bleu 30 kilogramë dinamit, e la makinën në një vend të shkretë dhe me borë dhe vendosi një bedel të Elon Musk në sediljen e shoferit. 

Shpërthimi mbresëlënës është regjistruar dhe postuar në Youtube nga pronari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *