Bota

Grabitet me armë kongresmenia demokrate, autorët i morën celularin dhe ID e qeverisë

FILADELFIA – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Filadelfias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kongresmene amerikane ka rënë pre e një grabitjeje, ndërsa mësohet se asaj i është rrëmbyer makina dhe sendet e saj nën kërcënimin e armës.

Telefoni dhe ID e qeverisë së kongresmenes Mary Gay Scanlon ishin ndër sendet që morën dy grabitësit, por demokratja fatmirësisht nuk u lëndua, ndërkohë edhe FBI po ndihmon në kërkimin e autorëve të sulmit.

Lexo më shumë  Macron: Vendimi i Supremes në Amerikë për anulimin e tarifave tregon rëndësinë e kundërmasave në demokraci

Në një deklaratë, kryetari i bashkisë së qytetit Jim Kenney, një demokrat, e quajti grabitjen, e cila ndodhi në orën 14:45 me orën lokale të mërkurën, “të tmerrshme”.

“Dy sulmuesit meshkuj i zunë pritë Scanlon pasi vizitoi FDR Park në Filadelfian jugore, pjesë e distriktit të saj të kongresit, dhe po ecte e vetme me Acura MDX e saj të 2017. Ajo kishte qenë atje për një takim pune. Një SUV me ngjyrë të errët u afrua dhe dy meshkuj të armatosur dolën prej saj dhe i kërkuan kongresmenes çelësat dhe gjërat e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë lokale.

Lexo më shumë  Macroni: Vendimi i Gjykatës Supreme në ShBA për tarifat tregon se ekzistojnë kundërpesha ndaj pushtetit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *