Bota

Mbytet gomonia në ishullin grek, dyshohet për dhjetëra refugjatë të vdekur

FOLEGANDROS/GREQI – Autoritetet greke bëjnë me dije se dhjetëra refugjatë kanë mbetur të vdekur pasi një gomone me rreth 50 persona, u mbyt në ishullin Folegandros. Pothuajse 24 orë pasi operacioni i shpëtimit filloi të martën vonë, zyrtarët e rojes bregdetare thanë se nuk kishte gjasa të gjendeshin të mbijetuar.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon thellë në Rusi, goditet fabrika që prodhon raketa

“Përpjekjet do të vazhdojnë, por në ujërat shumë të ftohta dhe shumë të thella, gjasat për të gjetur dikë të gjallë po pakësohen nga ora në orë”, ka thënë Nikos Kokkalas, zëdhënësi i rojes bregdetare helene, i cili shtoi se, të mërkurën vonë, ekipet e shpëtimit kishin gjetur trupin e vetëm një burri.

Incidenti vjen më pak se pesë ditë pasi zyrtarët e OKB-së për migracionin thanë se 164 persona ishin mbytur në brigjet e Libisë, tani pika dominuese e tranzitit për njerëzit që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë  Macroni: Vendimi i Gjykatës Supreme në ShBA për tarifat tregon se ekzistojnë kundërpesha ndaj pushtetit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *