“Djersa jonë ka me ju vra!” Revolta e qytetarit në Laprakë: Hajdeni diskutoni me popullin, lini peshkun e karkalecat në Elbasan
Në temperatura minus e në prag të festave të fundvitit banorët e Laprakës janë detyruar të përqëndrojnë të gjithë energjitë e tyre në mbrojtje të banesave.
Një prej banorëve përmes medias u bëri thirrje kryeministrit dhe kreut të bashkisë të diskutojnë me ta për të gjetur një zgjidhje.
I revoltuar, ai u shpreh se aty është një komunitet i cili ka ndërtuar me djersë dhe qeveritarët do ti vrasë djersa e popullit.
“Është muaji i tretë që protestojmë për shtëpitë tonë, kemi hyrë në të katërtin. Edi Rama të vijë këtu dhe të merret me hallet e popullit jo të shkojë të hajë peshk te Gjergj Luca. Jam i bindur se ne na shet shumë lehtë se ky maska po i shet Shqipërinë e Kosovën Aleksandër Vuçiç e Soros. Ne jemi të tradhëtuar që nga kryeministri, kryetari i bashkisë e me radhë. Që mos të ketë agravim e pasoja, u bëj thirrje hajdeni dhe diskutoni me popullin, është mall i ndërtuar me djersë dhe djersën tonë nuk e kapërdini dot.I bëj thirrje Artan Lames, ARRRSH, përgjegjësve që do të bëjnë Lotin e tretë të vijnë dhe të diskutojnë me popullin jo të na lënë ne në temperatura minus.Të diskutojnë me popullin jo të rrinë ty ngrënë peshk e karkaleca në Elbasan. Këtu ka një popull që ka ndërtuar me djersë dhe djersa jonë ka me u vra. Të jeni të bindur se djersa e popullit ka me ju vra”./ora/
Rruga Press